Danimarka dhe Groenlanda kanë diskutuar mundësinë e një misioni të NATO-s në Arktik, tha sot, të hënën (19/1) Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen.
Deklarata vjen ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump po intensifikon presionin për të marrë sovranitetin mbi Groenlandën nga Danimarka, anëtare e NATO-s, duke bërë që Bashkimi Evropian të marrë në konsideratë masa hakmarrëse.
Poulsen e bëri deklaratën pas një takimi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Ministren e Jashtme të Groenlandës Viviane Motzfeldt.
“Kjo është ajo që po propozojmë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka shqyrtuar gjithashtu këtë çështje dhe besoj se tani mund të krijojmë një kornizë për ta arritur këtë,” tha Poulsen.
“Kjo është gjithashtu në përputhje me atë që diskutuam me qeverinë e Groenlandës.”/CNN
