Danimarka ka lehtësuar disa masa kufizuese që i ndalonte qytetarët e vendit që të takoheshin me njerëzit e tyre të dashur jashtë kufijve.

Këto kufizime u hoqën të hënën, ndërsa lajmin e konfirmoi Policia Daneze dhe Ministria Daneze e Drejtësisë për mediat.

Këto lehtësime vlejnë vetëm për rezidentët e përhershëm të vendeve fqinje të Danimarkës si Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda.

Rregullat në fuqi kërkojnë që personat që janë të fejuar apo në një marrëdhënie t’i tregojnë policisë prova që marrëdhënia ka ekzistuar prej gjashtë muajsh tashmë.

Gjithsesi, duke qenë se ka pasur shqetësime lidhur me privatësinë, autoritetet tashmë po shohin mundësinë që ta përditësojnë këtë ligj, dhe çifteve t’u kërkohet vetëm një deklaratë e firmosur.

Ministri Danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup u shpreh se mund të jetë i nevojshëm  kontroll ekstra nga ana e policisë, por si fillim do të mjaftohen me firmosjen e deklaratës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re