Në Danimarkë, një grua në të 30-tat e saj me shami (e mbuluar) u sulmua nga një çift danez rreth të 60-at e tyre.

Duke folur për gazetën “Ekstra Bladet”, gruaja muslimane deklaroi se ajo shkoi në një market materialesh ndërtimore në Soborg, një zonë në periferi të kryeqytetit Kopenhagë mëngjesin e 13 shkurtit dhe ndërkohë që parkoi makinën e saj, një grua e moshuar e përplasi makinën e saj me makinën e vet 4-5 herë.

Gruaja muslimane tha se gruaja e moshuar foli gjithashtu me burrin e saj i cili doli nga marketi, i cili i la gjërat që kishte në duar, u përkul mbi fytyrën e saj duke e sharë dhe duke i ndotur shaminë e kokës.

Ajo bëri të ditur se ndërsa gruaja e mbajti atë, burri i saj filloi ta godiste. Ndërkohë një burrë që doli nga marketi i materialeve ndërtimore e largoi çiftin agresiv, që u deklarua se ishin 65-66 vjeç.

Kurse policia e Kopenhagës deklaroi se mbrëmjen e kësaj ngjarje, çifti në fjalë u ndalua dhe ata i pranuan akuzat.

Policia Kopenhagës e Perëndimore deklaroi se pas thellimit të hetimeve do të jetë e qartë nëse çifti, i cili është akuzuar për dhunë, do të akuzohet apo jo për “kërcënim” dhe “vandalizëm”.

Gruaja myslimane reagoi ndaj faktit që sulmi nuk u hetua si një krim racist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re