7 të mira që mund të përfitoni nga konsumimi i dardhës Dardha është frut ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve.Rezultatet e shumë studimeve kanë treguar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.
Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës. Dardha e ulë kolesterolin në gjak.

 Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla. Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re