Këtë mëngjes fshati Dardhë i Korçës është zgjuar i mbuluar nga bora.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se mjetet borëpastruese kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe kanë mundësuar lëvizjen e lirshme në Dardhë. Aktualisht rruga është hapur dhe fatmirësisht nuk janë raportuar incidente në rrugë.

 

“Dardha zgjohet me borë sot Edhe pse kemi hyrë në periudhën e pranverës reshjet e borës po na shoqërojnë ende. Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës Rruga është e hapur”, njofton ARRSH.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re