150 fermerë në Darëzezë  të Fierit,  të cilët kanë investuar të ardhurat e tyre në kultivimin e perimeve shprehen të shqetësuar tashmë për dëmin që po ju bëhet tokave të tyre. Sipas fermerëve përzjerja e ujërave të ëmbla dhe të kripura si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve po pengon rritjen e perimeve.

Fermët kërkojnë një zgjidhje sepse këto muaj vere janë edhe muajt me më shumë fitime.

“Ky probem ka dy vjet, nuk ka shans që ne të vadisim me atë lloj uji. Uji i kripur e than bimën, siç i shikoni patatet shalqinjtë, qepët janë në pikë të fundit” u shpreh fermeri.

Shqetësimin e tyre  e kanë  bërë problem edhe në Njësinë Administrative por nuk po gjejnë një zgjidhje teksa bëjnë apel për ndihmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re