Skip to content

Dasëm dhe zgjedhje/ Çifti korçar “shkund” votën

maliq

Martesa është një nga momentet më të rëndësishme të jetës, por nuk ndodh shpesh që kjo ditë të përkojë edhe me ditë te vecanta si ajo e procesit zgjedhor.

Një çift nga Vloçishti i Maliqit ka zgjedhur që ditën e tyer më të rëndësishme ta kalojnë paksa ndryshe.

Çifti përpara se të shkonte në restorant për të festuar me familjarët dhe miqtë u paraqit në qëndren e votimit të fshatit Vlocisht për të kryer një pergjegjësi qytetare sic është votimi për zgjedhjet lokale 2019.

Me siguri sa herë që të kujtojnë datën e martesës së tyre, dy të rinjte do të kujtojnë që kjo datë përkon edhe me zgjedhjet më të pazakonta të realizuara.