Dy restorante që organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ që I lejon këto ceremony për shkak të Covid-19 kanë marrë gjoba të majme nga policia.

Njëra prej gjobave të majme 1 milionë lekë të reja iu vu një restoranti në rrugën Berat-Urë Vajgurore, ku po organizohej ceremoni martesore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të restorantit, shtetasit K. B., masën administrative 1.000.000 lekë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Fushë Krujë ku një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re