Subscribe

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për ekonominë dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

 

Nga niveli i lartë i korrupsionit te fenomeni i pastrimit të parave, janë këto disa nga përfundimet e raportit të publikuar nga DASH.

 

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni demtojne konkurrencën në treg”.

 

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit korrupsioni ka prekur nivelet më të larta.

 

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri”.

 

Raporti nënvizon se disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re