I pyetur në studion e Report Tv, nëse duhet të jetë Lulzim Basha ai që drejton aksionin opozitar dhe mes të tjeravce edhe PD-në, Dash Shehi e cilësoi si më të “pranueshmin”.

Kreu i LZHK-së u shpreh se Basha është ende në krye të PD-së se s’ka tjetër që mund ta zëvendsësojë.

Shehi: Zoti Basha mund t’i ketë të gjitha defektet e veta, por unë e shikoj brenda harkut opozitar si më të mirin e pranueshëm.
Gazetarja: Më i miri se s’ka të tjerë PD-ja?
Shehi: Po sigurisht…
Gazetarja: …Se i hoqi të gjithë të tjerët….
Shehi: Jo, këtë se them, kur të vish te LZHK-ja më pyer, ato janë çështje të brendshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re