Dash Shehi: Berisha dhe Basha betejë për pushtet se kush do të kontrollojë oborrin e PD

640-0-6176f25c4ec47-300x170.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Dritan Hila në ‘Dritare TV’, deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur për situatën e brendshme aktuale në PD dhe “luftën” që ka nisur mes kryetarit Basha dhe Berishës. Shehi shprehte se kjo është është betejë mes shefit të vjetër dhe shefit të ri se kush do të kontrollojë oborrin e PD.

“Unë gjykoj qe Berisha e ka seriozisht, marrëdhënia dhe gjuha mes Bashës dhe Berishës është rënduar aq shumë sa nuk ka më kthim mbrapa, por unë gjykoj që nuk është kjo rruga për të rregulluar punë, kjo më shqetëson mua.

Por kjo në fund të fundit është betejë mes shefit të vjetër dhe shefit të ri kush do të kontrollojë oborrin e PD, nuk ka shumë nga ato tema të tjera brenda, kjo është një temë për pushtet.

Ky do të ishte emri normal politik dhe nuk shikoj asgjë të çuditshme që kjo është luftë për pushtet, sikur t’ja vendosnin emrin kështu do të ishte më e ndershme, duke e kamufluar si temë për statut kjo është te pjesa e pavërtetësisë, prandaj nuk më pëlqen dhe nuk me ngjit mua kjo ide përtej Berishës si person, unë gjykoj se Berisha është personi më i papërshtatshëm tani për demokratizimin e PD, aty ishte Berisha për 30 vjet.”, u shpreh Dashamir Shehi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë