Dashamir Shehi ka komentuar fushatën elektorale të partive politike në vend dhe zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas ish deputetit të opozitës, fushata nuk po bëhet në kushte të barabarta për shkak të pandemisë.

Ai thotë se partitë opozitare duken më të ndëshkuara.

“Kjo është një fushatë e veçantë dhe nuk bëhet në kushte normale. Në kushte pandemie, por në një pandemi të pakontrolluar. Qeveria bën fushatë. Kryeministri siç e shikoni, ministra, kryetar bashkie i kemi përditë në takime.

Opozita në një farë mënyre jemi të detyruar të respektojmë disa rregulla strikte, me shumë pak kontakte, me shumë pak njerëz. Dhe kjo e ka vështirësuar pak por megjithatë uroj që të kalojë një pjesë e kësaj pandemie që të bëjë të mundur takimin me njerëzit, mbledhjet, takimet normale, të paktën muajin e fundit. Besoj do t’ja mbërrijmë kësaj dite ose kjo mund të zvarritet edhe me qëllim, ose për hir të situatës. Uroj të mos jetë kjo.

Përtej kësaj, tashmë gjykoj se janë praktikisht janë mbyllur shumica e gjërave. Programi është mbyllur. Njerëzit kanë dalë në terren. Presim zyrtarizimin e marrëveshjeve të fundit”, u shpreh Shehi në intervistën e tij për Ora News.

Jemi dy muaj para zgjedhjeve, Dashamir Shehin do ta shohim në listën e PD-së apo më vete?

Dashamir Shehi: Ne i kemi bërë marrëveshjet dhe i kemi mbyllur. Ne, të gjithë aleatët do të jemi në një listë të përbashkët me PD-në. Pastaj do i vihet emri i PD apo një emër tjetër siç i vihet zakonisht, Bashkimi për Shqipëri a Lista e Përbashkët, nuk e di si do quhet. Por ne jemi të gjithë bashkë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re