Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtare, Dashamir Shehi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas ironisëqë ky i fundit i bëri sot.

Në një lidhje Live me News 24, Shehi u shpreh se nuk ndihet i bullizuar dhe shtoi se Rama madje i ka bërë edhe reklamë.

Kreu i LZHK-së i kujtoi kryeministrit foton nudo në plazh të para mbi 2 dekadave dhe tha se Edi Rama është i trembur nga rivalët prandaj i sulmon ata personalisht.

“Nga të gjithë ata. I them shumë mirë, që për foto Edi Rama ka kryefoton e politikës shqiptare. Burrë e grua pa brekë. Ai shfrytëzon një pjesë që ai do. S’do merremi me drogën e Ramës, me nudizmin e tij,  është e fundit. Nuk merremi me jetën  e degjeneruar të Ramës.

Ai s’është atje si kryeministër apo si gallatator. Ai duhet të përgjigjet për miliardat. Çfarë ka bërë në 8 vite veç gallatave dhe barcaletave. Të na përgjigjet për këtë punë. Në daç të na votojnë ne, në daç të mos na votojnë.
Kush ka sy të shikojë, kush ka vesh të dëgjojë. Mbaroi kjo punë. Unë në 30 vite të miat..

Le të flasë për faqoren time. Ky ka tribunën me veglat qorre dhe budallaçkat ë ka atje. Por duhet të merret me gjëra serioze. Nuk turpërohem unë se kam pirë me shokët e mi. Unë jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver. Për tu turpëruar është z. Rama.

Nuk i përgjigjem më. I kërkoj falje që e kam sulmuar për drogën. Nga sot e tutje do i kërkoj llogari vetëm ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve në 8 vite. Kjo tregon që ai ka një frikë të tmerrshme. Kaloi 4 vite me timon, 4 me tepsi dhe tani do të kalojë edhe 4 me faqoren time. Le ta bëjë, më ka bërë goxha reklamë.”- thotë Shehi.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re