Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi në vijim të fushatës elektorale, është ndalur në Kavajë, ku është takuar me qytetarët.

Sipas tij, me 25 Prill, Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores.

“Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend.

Kujtuam me nostalgji protestën parë antikomuniste në 26 marsin e vitit të largët 1990, ku në stadiumin “Besa” të Kavajës, gjatë ndeshjes me Partizanin djemtë e këtij qyteti qenë të parët që bënë thirrje për demokraci.

Ata u përballën me ndëshkimin më të egër të diktaturës, e cila e përgjaku këtë revoltë, por asgjë nuk e përkul shpirtin e lirë e fisnik të qytetarëve të Kavajës.

Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemoragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën.

Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm.

Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në Parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore,” – është shprehur Shehi.

Zona e Kavajes, bashke me Rrogozhinen eshte e mbuluar nga kandidatja e PD Grida Duma, ne tjejten liste ne Tirane me Dash Shehin!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re