Kandidati për deputet Dashamir Shehi thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë e duan Lulzim Bashën kryeministër dhe jo Edi Ramën.

Sipas tij, zv Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mathew Palmer ka dhënë një mesazh mes rreshtash që ai e konsideron si mesazh se Rama duhet të ikë.

Shehi thotë se Rama u vonua me vaksinat.

“E lexova që Rama duhet të ikë deklaratën e Palmer, sepse nuk ka pse e thërret kryeministrin, presidentin, liderin e opozitës në takim, i thirri si konkurrent në garën elektorale, Palmer e barazoi Bashën me institucionet, u tha ju jeni të barabartë përpara Amerikës, kështu nga ky moment që presidentin dhe kryeministrin i vuri pa spaleta para Bashës”

Dje ministrja tha janë vaksinuar 200 mijë persona, ndaji për gjysmë se janë nga dy doza, janë 100 mijë të vaksinuar në 2.8 mln i bie 3% kaq është vaksinimi sot, të gjithë të tjerat janë përralla e gënjeshtra, deri mbrëmë në darkë jemi vaksinuar 3.5% mos u lodhni më shumë. Qeveritë serioze i kanë marrë vaksinat me kohë, ky i yni bredh si hije në Shqipëri dhe u thotë ‘shqiptarëve po ju shpëtoj nga vdekja’, kjo është fushata e tij se nuk ka ç’thotë tjetër. Rama jo vetëm do i humbi zgjedhjet, por sepse nuk tregoi kujdesin e duhur për shëndetin e njerëzve. Rama na la pa vaksina. Kur s’ke pulën do hash sorrën. Me sorrën na ka lënë Rama, na ka lënë më rusët dhe kinezët, madje nuk i kemi blerë te dyqanet e tyre, por te turqit dhe arabët, shiko sa zullume ka bërë që nuk përmenden, nuk i ka gjetur vaksinat dhe nëse i ka gjetur, ka gjetur ato më të këqijat dhe i ka blerë më shtrenjtë. Shqiptarë, do ju vijë një qeveri që do ju vaksinojë me vaksina perëndimore, ky është premtimi, ky njeri na ka lënë në mëshirë të COVID-it”, tha Shehi”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re