Vaksinat kineze e ruse  edhe pse nuk janë cilësore dhe nuk janë çertifikar nga organizmat evropianë, shqiptarët t’i bëjnë, se kemi nevojë, por kjo qeveri të mos bëjë pazare me vaksinën dhe shëndetin tonë.

Kështu pohoi, Dashamir Shehi, kreu i LZHK, kandidat i opozitës bashkuar në listat e Tiranës gjatë komunikimit në rrjetet sociale.

Shehi  deklaroi se e sheh si pazar të turpshëm lëvizjen e qeverisë Rama për të marrë vaksinat ruse nga Arabia dhe ato turke nga Kina, pasi kërkon të justifikojë marrëveshjet e dyshimta me këto vende në kurriz të interesave të Shqipërisë.

“Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, vetëm 2% janë vaksinuar  në Shqipëri të tjerat janë propagandë.

Vaksinat mirë se erdhen kineze o ruse, e di se janë më pak eficente, se s’janë certifikuar. Pse po përdoren politikisht. Për të marrë vaksinë kineze kalohet nga turqia, për të marrë ruse, kalohet nga Arabia, përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht. E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horlliqeve të kësaj qeverie  se gjasme po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende.

Nuk bëhët pazar me shëndetin e shqiptarëve me vënde të dyshimta. Kina dhe Rusia janë më serioze se nga Arabia dhe Turqia. Turp si për vendin tonë dhe për vendet që po përdorin hallin tonë të bërë pazare. Ftoj shqiptarët t’i bëjnë se kemi nevojë, por të mos përdoret propaganda  me vaksinën nga kjo qeveri.”

Duke u ndalur tek Spitali turk në Fier, dhuratë e qeverisë turke, Shehi pohoi se duhet parë a është kalë I falur, pastaj ta shikojmë nga dhëmbët. Ndërkohë evidentoi se PPP rrënuan shëndetësinë.

“Kalit falur si shihen dhëmbët , por të shohim a është kalë njëherë se mos është gjë tjetër, të shohim a është I falur njëherë. Po të mos kishim bërë PPP do kishim ndërtuar 7 spitale me 40 mln euro, e keqja e shëndetësisë ka ardhur nga këto PPP.  BE dha edhe para dhe vaksina për Shqipërinë, një pjesë e shqiptarëve, mund të vaksinohet para verës, nëse shteti jonë është serioz”

Dashamir Shehi u shpreh se Shqipëria nuk investon sa duhet në shëndetësi, teksa argumentoi se të pasurit dhe ish ministrat e shëndetësisë as nuk kurohen në sistemin tonë shëndetësor, ashtu si dhe kleri, ku solli shembullin e drejtuesve fetarë që u kuruan jashtë vendit kur u prekën nga Covid-19.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re