Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i Partisë.
Ai e argumentoj kërkesen me faktin që Basha jo vetëm që ka humbur zgjedhjet, por është shkëputur shumë nga baza. Për këtë gjë ai mori si shembull krahasimin me Berishën, duke pohuar se nëse lideri historic I të djathtës bëri një fushatë intensive, vetë Basha qëndroi në zyrë dhe zhvilloi shumë pak takime me demokratët e bazës.
Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme. Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parashikuar gabim!
Sula duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, tha mes të tjerash se Basha duhet ti lirojë lakun që I ka vendosur në fyt kësaj partie.
Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakun që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi.
