Skip to content

DASH: Themelimi i Asociacionit është kritik për të ardhmen e Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

Përmes një deklarate, DASH shprehet se SHBA-të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë.

Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike’, thuhet në deklaratën e DASH.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.

Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiç nuk e bëri.

Ndërsa Vuçiç nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke.