Presidenca i është përgjigjur akuzave të avokat Spartak Ngjelës, i cili u shpreh se vlerësimi i Ardian Dvoranit nga DASH ishte një goditje për Ilir Metën.

Zëdhënësi i tij Tedi Blushi përmes një postimi ka akuzuar avokatin se ka qenë spiun burgu që shitet për disident.

“Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!

Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:

Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.

Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.

SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR”, shkruan Blushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re