Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur në lidhje me zjarrin që ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin begdetar.

Për ABC News, Dredha u shpreh se nëse vërtetohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, kjo tregon që ka një dashakeqësi ndaj Vlorës dhe turizmit.

Sipas tij, nëse vihet në funksion landfilli në Sherishtë, do të ketë një zgjidhje për mbetjet.

“Nuk mund të flasim këtu për dëm, është dëm që është i fokusuar më shumë te turizmi, inpakti i parë. Sa i përket dëmeve materiale, nuk ka, sepse aty është një landfill, një qendër grumbullimi mbetjesh, prej kohësh kemi konstatuar se ka problematike në mënyrën si është menaxhuar. Nuk mund të them sa na gjeti të papërgatitur, kemi qenë aty.

Kam përshtypjen, kjo është një histori e përsëritur prej vitesh, po mundohemi ta mbajmë nën kontroll, por aty mund të futen edhe njerëz të paautorizuar. Mund të ndodhë edhe që të jetë e qëllimshme, nëse vërtetohet, ka një keqdashësi për qytetin, për qytetin, për komunitetin vlonjat dhe për sezonin turistik që po kalojmë. Që të bëjmë zhvendosjen, duhet të shkojmë te landfilli që është ndërtuar rishtazi në Sherishtë.”, theksoi ai ndër të tjera./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re