Dashamir Shehi kundër Bashës: Dështove disa herë, opozita nuk është bankëprovë

FotoJet-32.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë


Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka hedhur poshtë të dy opsionet, Lulzim Basha apo Sali Berisha në krye të PD, që partia të ringrihet sërish.

I ftuar në Report TV ai tha se me Berishën, PD mund të bëhej më konservatore dhe se ka shumë vota, por s’mund të bëhesh 3 herë nuse.

Sa i përket Bashës, ai tha se Basha e ka provuar dhe dështuar disa herë.

“Zoti Berisha është një aset dhe barrë për partinë. Për dreq i ka të dyja.

Ka goxha mbështetës që vijnë mbrapa. Pjesa konservatore që ka punuar me Berishën. Këta janë vota, s’mund ta mohojë askush.

Në një konflikt të hapur me SHBA, ky padyshim që është një problem elektoral.

Nëse Berisha e merr prapë PD, bëhet me konservatore. Ideja është se nuk mund të bëhesh tre herë nuse.

Basha e ka provuar disa herë dhe ka dështuar. Çfarë është opozita, bankëprovë? Për mua të dy këto opsione nuk qëndrojnë dhe PD duhet bërë nga e para”, tha Shehi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë