Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Bashkim Fino, pasi humbi betejën me koronavirusin.
Shehi shkruan në “Facebook” se vdekja e tij është një humbje e madhe, për familjen miqtë dhe politikën, që sot ka nevojë më shumë se kurrë për zëra bashkëpunues dhe korrekt siç ai ishte.
“Bashkim Fino ishte një politikan që tregoi maturi në ditë të vështira për vendin. Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe, për familjen miqtë dhe politikën, që sot ka nevojë më shumë se kurrë për zëra bashkëpunues dhe korrekt siç ai ishte. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëqytetarëve ! U prehtë në paqe!”, shkruan Shehi.
Bashkim Fino ishte një politikan që tregoi maturi në ditë të vështira për vendin. Vdekja e tij e parakohshme është një…
Posted by Dashamir Shehi on Monday, March 29, 2021