Ish-deputeti Dashamir Shehi është treguar skepetik për marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës, që do finalizohet me miratimin me konsesus të Reformës Zgjedhore. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Shehi tha se ulja në tavolinë nuk ishte zgjedhja më e mirë, pasi sipas tij nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme nuk ka asnjë arritje.

Më tej foli dhe për listat e partive politike, duke thënë se është ndjerë keq në vitin 2017 kur e kishin vendosur në vendin e 11 dhe në një lagje që sipas tij është e kumunistëve.

“Ne nuk kemi refuzuar ndonjëherë tryezën. Politika është kompromis i vazhdueshëm luftë kompromis nga një pozicion i ri. Diku do uleshim. Unë do të isha shumë entuziast sikur të shkonim vetëm përpara. Trajektorja jonë është vetëm zik-zak. Kemi gjithë një zgjidhje oportune, a është më e mira? Jo! Tani kemi hapur tavolinën dhe në fund do të shohim se çfarë do dali. Këtë mund ta bënim edhe një vit e gjysmë më përpara, kjo tryezë mos bëhej dhe asnjëherë. Ne do gjykojmë që nga kjo tryezë do dali diçka pozitive, ne besojmë që po. Me sa shikoj unë sistemi do jetë vështirë për tu ndryshuar. Interesat e dy palëve nuk janë për tu ndryshuar. PS nuk ka interes dhe në krahun tonë, për përshpejtimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme, po e harrojmë sistemin. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë përfshirë në atë dokument, në këtë që janë publike. Po të shkojmë deri në 2021 me këtë, shqiptarët nuk ka fituar ndonjë gjë të madhe. Të pres tek lista për një si puna ime është e trishtueshme. Kam kaluar ditën më të vështirë të jetës sime. Më vunë në një numër, 11 dhe në një lagje komunistësh. Jam ndjerë shumë keq”, u shpreh ish-deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re