Dashamir Shehi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për mbrojtje duke u shpallur dhe vullnetar për t’ju bashkuar Gardës së tij.

Pas deklaratës së tij surprizë, ka ndërhyrë i habitur, moderatori Blendi Fevziu, por Shehi tha se po bënte shaka.

Nderkohe qe ka deklaruar se ne Elbasan, Lulzim Bashes i shane nenen dhe motren, dhe pastaj plasi grushti mes paleve.

Deklarata e Shehit ka qene e forte, pasi na kujton kohen kur ne Vlore e shane arbitrin gjithe stadiumi nga motra, dhe kur moren vesh se nuk ka moter, tere stadiumi foli ne kor “arbitri nuk ka moter”!

Keshtu dhe Lulzim Basha, me sa dime nuk ka moter, ose se paku deri me tani ka prezantuar vetem nje vella, dhe prinderit, dhe keta ne menyre diskrete, pasi ne plan te pare kane dale kunati dhe familjaret e gruas!

Shehi në  Opinion:

Po marr rastin e Elbasanit, po ti bësh analist qetësisht siç i bëj unë, ajo është fotografia e zgjedhjeve që do kemi nëse nuk ndërhyet. Basha po bën takim, rastësisht kalon Rama.

Njerëzit e Bashës i turren politikisht, janë teza të bashkësisë politike këto. Do ishte mirë mos të thoshin asgjë se Ditë Vere.

Kjo turma e keqe mbërriti deri këtu. Turma tjetër është më e specializume, thotë ‘nënën, motrën Basha.

’Kjo nuk është politike. Filloi grushti! Unë kam 40 roje personale, pse do vijnë ata rrugaçët. Këta që i kanë policët dhe gardën, i fusin një drru atyre.

Ata gjynahqarët e PD i identifikojnë se kush ishin atje, ndërsa këta me njerëzit e SHIK nuk e zbulojnë dot.

Nuk ka nevojë për ta rujt mo, se po të kishte nevojë po shkoj unë ta ruaj unë kryeministrin.

Fevziu: Si do e ruash?

Shehi: Po e zëmë more. Se bëj shaka…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re