Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë.

Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministrat e qeverisë Berisha kur erdhën në pushtet në 2005.

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju.

Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve” tha Sula.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re