Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në takimit që do të zhvillojë këtë pasdite në Gjirokastër.

Mësohet se mbështetës të opozitës dhe qytetarë kanë dalë në rrugën nacionale, për ta bllokuar atë, teksa pritet të kalojë kreu i qeverisë për takimin elektoral.

Nga ana tjetër, policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit në një cep të rrugës, për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.

Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë, duke tentuar bllokimin e gjithë rrugës.

Mësohet se mbështetësit e PD me në krye Dasho Alikon, kreun e PD në Gjirokastër, janë përplasur me policinë në përpjekje për të penguar takimin elektoral të Ramës.

Ndërkohë që protestuesit kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën nacionale. I pranishëm me turmën e militantëve është edhe ish deputeti i PD, Tritan Shehu.

Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re