Mjeku Erion Dasho deklaron se ka edhe mjekë matrapazë që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Në një intervistë për RTV Ora, Dasho tha përmendi abuzime që janë kryer në spitale.

“Mjekët janë heronj, por ka edhe matrapazë, se nga këta mjekë ka nga ata që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Ka matrapazë që e kanë marrë remdesivirin nga spitali dhe e kanë shitur.

Ka nga ata që i kanë dërguar në klinika private dhe testin me 5 euro ua kanë shitur pacientëve me 100 euro.

Kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i Bashës dhe sipas llogarive të mia, ka pasur afërsisht te 40 vdekje në 5 ditë, ndërsa tani ka shkuar në mbi 70 vdekje në 5 ditë. Pra, janë dyfishuar vdekjet e raportuara. Pas denoncimit, po raportohet numri i dyfishuar i vdekjeve”, tha Dasho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re