Papa Françesku, duke emëruar gratë në postet e përgjegjësisë në Vatikan, i kalon kufijtë, pasi reformat bien ndesh me mentalitetin e sistemit, i cili në thelb është patriarkal, komentojnw disa media.

Vendi më i vogël në botë lidhet kryesisht me rojet zvicerane me uniforma shumëngjyrëshe dhe kardinalët, ku gratë janë mënjanë.

Por gjithnjë e më shumë gra punësohen në administratën e saj. Ekonomiste sekretare, historiane, arkiviste: në vitin 2022, pjesa e tyre mes punonjësve ishte 26.1 për qind dhe vetëm 19.3 për qind ishin në vitin 2013, sipas një sondazhi të gazetarit austriak Gudrun Sailer të publikuar në Vatican News.

Edhe pse një ndryshim i tillë po merr një përgjigje pozitive nga publiku, një duzinë zyrtare femra që dëshiruan të mbeten anonime thanë në një intervistë për AFP se ato ende hasin kundërshtime dhe përçmime, veçanërisht në mesin e klerit.

“Kemi ende shumë për të bërë”, theksoi njëri prej tyre, e cila ka dhjetë vjet që është e punësuar.

Për të qenë më të dukshme, gratë u bashkuan dhe në vitin 2016 themeluan shoqatën “Gratë në Vatikan”, qindra anëtare tw së cilës takohen një herë në muaj.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një rrjet komunikimi dhe të vlerësojmë rolin e grave”, tha presidentja e saj Margherita Romanelli për AFP.

Në vitin 2012, një artikull mujor kushtuar grave filloi të botohej në të përditshmen zyrtare të Vatikanit Osservatore Romanu. Themeluesja e saj, gazetarja dhe historiania Lucetta Scaraffia, dha dorëheqjen në vitin 2019, duke u ankuar për një “klimë mosbesimi”.

Ajo pretendon se reformat e Papës janë kryesisht “kozmetike” në natyrë dhe se ato në fakt mbulojnë një “mentalitet maskilist” sipas të cilit “gratë duhet të shërbejnë dhe të mos kërkojnë asgjë në këmbim”.

Në kler, numri i grave në poste përgjegjësie është trefishuar që nga zgjedhja e Papa Françeskut dhjetë vjet më parë. Kështu, në vitin 2021, murgesha Alessandra Smerilli u bë gruaja e parë e emëruar si sekretare (personi i dytë) i Dikasterit për Zhvillimin Integral Njerëzor.

“Vetëm dhjetë vjet më parë ishte e vështirë të imagjinohej një gjë e tillë”, thekson Gudrun Sailer, autore e librit “Gratë në Vatikan”.

 “Ndryshimi i mentalitetit është një proces afatgjatë,” vëren Romilda Ferrauto, një anëtare e Shoqatës së Grave në Vatikan. “Metoda e Franckeskut është të hedh një hap konkret dhe të presë që kufijtë të lëvizin”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re