E bija vuan nga një sëmundje e rrallë. Në mars Kiera kishte shkuar për të kuruar një frakturë në legen, kur mjekët zbuluan një sëmundje të rrallë në kockat e saj.

Vajza do të duhet të niset drejt Londrës për mjekim më të specializuar, por përpara shtrimit në spital, nëna e saj i organizoi një surprizë të bijës.

Prej kohësh e bija priste të festonte mbrëmjen e përfundimit të shkollës, një festë që në fakt u shty në kohë. Por Kejli, nëna e 16 vjeçares, arriti ta organizojë e vetme festën, për të lumturuar të bijën si dhe fëmijët e tjërë.

Një mbrëmje e shumëpritur për Kierën dhe një gëzim edhe më i madh për të ëmën, e cila pa sërish të bijën duke buzëqeshur.

Kjo sepse që prej muajit mars, kjo nënë ka parë të bijën të vuajë nga dhimbjet që i sjell sëmundja. Mjekët i kanë dhënë qetësues për të përballuar dhimbjet, e përdorimi i shumtë i tyre ka shkaktuar po ashtu probleme.

“Me aq shumë qetësues, vajza ka krijuar ulçera në stomak e një infeksion në veshka”-tha nëna.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re