Bill Gates thuhet se ka qenë në një lidhje me Paula Heard, e veja e CEO-së së ndjerë të Oracle, kompania më e madhe në botë e softuerëve të biznesit, Mark Heard, për më shumë se një vit.

“Ata janë të pandarë”, tha dje një mik i çiftit të përfolur për Daily Mail. “Ata janë bashkë për më shumë se një vit dhe janë në një lidhje romantike”.

Burri i Paolës vdiq në moshën 62-vjeçare në tetor 2019 pas një beteje me kancerin. Ai kishte një vlerë neto të vlerësuar prej 500 milionë dollarë në kohën e vdekjes së tij.

Mark Hurd drejtoi prodhuesin e kompjuterave dhe printerëve Hewlett-Packard nga 2005 deri në 2010 përpara se të largohej mes një skandali ngacmimi seksual dhe t’i bashkohej Oracle një muaj më vonë.

Paola dikur ka punuar si drejtuese e teknologjisë dhe tani planifikon evente dhe bamirësi.

E veja 60-vjeçare e Hurd dhe 67-vjeçari amerikan, i cili ka një pasuri neto prej 106 miliardë dollarësh, ishin takuar para vdekjes së Markut përmes dashurisë së tyre të përbashkët për tenisin. Ata u fotografuan së bashku në një ndeshje tenisi në vitin 2015.

Vetëm muajin e kaluar, ajo dhe bashkëthemeluesi i Microsoft u panë duke parë finalen e Australian Open për meshkuj së bashku në Melburn, Australi.

Paula dhe Marku kishin dy vajza, Kathryn dhe Kelly.

Bill Gates ishte i martuar me Melinda Gates për 27 vjet. Ata u divorcuan në gusht 2021 dhe kanë tre fëmijë, Jennifer 26-vjeçare, Rory 23-vjeçare dhe Phoebe 20-vjeçare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re