Braziliani David César së fundmi kërkoi ndihmë në rrjetet sociale, ndaj historia e këtij njeriu vetëmohues dhe vetëflijues ra në vëmendjen e publikut. Përkatësisht, ai ka disa vite që kujdeset për gruan e tij Bruna de Sousa-s, e cila është në gjendje vegjetative. Kjo është arsyeja pse ai humbi punën dhe i duhen paratë për të paguar kujdesin e gruas së tij.

Është një histori dashurie dhe guximi që ai e ndau në internet teksa lufton pa u lodhur duke u kujdesur për gruan që dashuron.

Në 2018-ës, atë vit fatal për ta, Bruna dhe David ishin duke parë TV së bashku. Ishte një ditë krejtësisht normale. Por Bruna u sëmur befas. Ajo kishte konvulsione dhe arrest kardiorespirator, raporton BrightSide.

“Të gjitha shenjat jetësore u zhdukën në vetëm tre minuta. Ne nxituam në spital dhe pas 25 minutash arritën ta rikthejmë në jetë, por asgjë s’do ishte si më parë,” shpjegoi David, 25 vjeç.

Ai tregoi se si Bruna vuan nga një gjendje që e pengon atë të përjetojë mjedisin. Kjo do të thotë se, me fjalë të tjera, gruaja e tij është përgjithmonë në gjendje vegjetative.

Ajo kaloi dy vjet në spital, dhe që nga qershori 2019, që kur ajo u kthye në shtëpi, Davidi u kujdes për të. Por duke qenë se ai humbi punën, nuk mund t’i sigurojë asaj gjithçka që i nevojitet. Ndonëse është në shtëpi, ajo ka nevojë për ndihmë speciale, ilaçe, ushqime dhe nevoja të ndryshme.

Punonte shofer, por rroga nuk mjaftonte për nevojat e Brunës. Për këtë arsye ai iu drejtua publikut për ndihmë.

“Ajo nuk ka arritur të marrë ende një pension invaliditeti, por dy avokatë vullnetarë po na ndihmojnë për këtë. Aktualisht jetojmë me donacione,” tha David.

Pavarësisht kohëve të vështira, kishte një fije shprese. Davidit iu tha nga neurologët se ka trajtime në Kanada që mjekët përdorin për të ndihmuar pacientët si Bruna. Atje, bashkë me mjekimin, ajo mund t’i nënshtrohej edhe fizioterapisë për tre vjet. Kostoja e trajtimit është më shumë se 17700 euro, shumë më tepër se mundësitë e këtij çifti të varfër. Kështu Davidi iu drejtua përsëri publikut me shpresën se do ta ndihmonin të mblidhte para.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që kur jeta e Davidit dhe Brunës ndryshoi. Ky i ri poston në Instagram kujtime të përditshme nga momentet e bukura së bashku para sëmundjes, por edhe progresin që Bruna ka arritur në trajtimin e saj.

Pavarësisht nga gjendja e saj, duket qartë se e vetmja konstante në çdo gjë është dashuria e pakushtëzuar e Davidit që ai i derdh çdo ditë Brunës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re