Mjeku Renato Osmenaj  ka publikuar një foto të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi soreca, ndërsa krah saj shkruan disa sugjerime për sa iu përket pacientëve me Covid, ndërkohë nuk kursen as ironinë.

I njohur me pseodonimin “Xhaxhi Doktori”, Osmenaj shkruan se çdo pacient që ka ankesa klinike të triazhohet me laborator dhe CT, të stadifikohet dhe të trajtohet si Covid duke shtuar se virusi është thejshtë një virozë që nuk të bën asgjë nëse ndiqen këshillat.

““Dashuria” ime Ogi! Tamponi ka rënë, po ka rënë fare! Mos harxhoni lekë kot! Çdo pacient që ka ankesa klinike të triazhohet me laborator dhe CT, të stadifikohet dhe të trajtohet si Covid! Ditën e 2-të ankesave OGI!

Pacientët duhet të trajohen në ajër të pastër, të lirë nga makthet dhe pa asnjë lloj paniku! Është thjesht një virozë që nuk të bën dot asgjë, nëse dëgjon këshillat tona!
Ogi! Dobët shumë! Të fala CR7 me sirena!”, shkruan Osmenaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re