Merita dhe Arianit Koçi janë aventurierët që kanë shumë për të treguar. Çifti nga Prishtina ndan jetën së bashku prej 36 vitesh, janë prindër të dy fëmijëve dhe kanë udhëtuar thuajse të gjitha vendet në botë. Sot në “Vizion e Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti, vijnë për të treguar momentet më të bukura dhe sfidat e jetës.

Arianiti me profesion avokat dhe Merita dizajnere kanë “sfiduar” të gjitha dallimet dhe ia kanë arritur që të krijojnë familjen perfekte. Ata rrëfejnë se dashuria dhe dëshira për jetën mundën sëmundjen e rëndë me të cilën luftoi Merita para 5 vitesh.

Merita: Arianiti është shumë i kujdeshëm.

Arianit: Nuk është e lehtë të jetosh me mua, por kjo është një heroinë. Ka pasur një sëmundje të rëndë dhe mjekët i kanë thë që s’mund të jetojë më shumë se dy vjet. E kemi fituar bashkë atë betejë dhe tani vijojmë me aventurat tona.

Çifti rrëfen cili është sekreti për një marrëdhënie jetëgjatë.

Merita: 36 vite bashkë. Kemi pasur shumë vështirësi, por njëri duhet të lëshojë pe nëse do jetëgjatësi në çift.

Arianit: Ne jemi një familje juristësh, artistësh.

Merita: Ky është artist dhe ma kupton atë botën time artistike.

Arianit: Feja e ndryshme nuk ka qenë fare pengesë. Fillimi është më i lehtë se je shumë i dashuruar.

Ndërsa rrëfejnë se çfarë i ka tërhequr më shumë te njëri-tjetri.

Merita: Gjallëria..më është dukur ndryshe. Unë jam më e qetë dhe ajo më ka tërhequr më së shumti.

Arianit: Merita ka qenë më e bukura në gjeneratë. Unë nuk kam qenë i mirë për t’u parë.  Mjeku tha që Merita kishte 2-3% gjasa të jetonte. Para 5 vitesh ndodhi kjo. Kjo për çudi krijoi besim te mua dhe më dha shumë kurajo për të vazhduar përpara.

Sëmundjen e Meritës, thonë se e përballuan me forcë, kurajo dhe dashuri.

Merita: Në asnjë moment nuk më ka shkuar mendja se do vdes, por vetëm do jetoj.

Arianit: Unë ndërpreva gjithë punët dhe u përqendrova në këtë problem. Meria shpëtoi. Patëm fat, ne kemi një qasje pozitive në jetë, por duhet të kesh dhe fat. Ne kemi pasur fat.

Merita: Ajo energjia e Arianitit ka reflektuar te mua dhe më ka dhënë besimin që të mendoja se do ta tejkaloja sëmundjen. Nëse nuk do të ishte ky do ta kisha shumë më të vështirë.

Si lindi dëshira e udhëtimeve

Arianit: Unë e kam si synim kryesor të shkoj në Afganistan. Aty është rreziku i madh dhe nuk po shkon askush.

Merita: Unë i thashë “faleminderit shumë, ti shko në Afganistan unë po shkoj në Azi.”

Megjithatë, Arianiti thotë se do ta bindë që ta bëjnë së bashku edhe udhëtimin në Afganistan. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re