Pak ditë më parë Alketa Vejsiu njoftoi se këtë vit do të organizohej
një nga dasmat më të bukura “VIP”, duke e lënë enigmë emrin e personit
për të cilin bëhej fjalë. Së fundmi revista “Class” ka zbuluar se dasma e
vitit do të jetë ajo e futbollistit të kombëtares shqiptare, Elseid
Hysaj.

Mbrojtësi i
kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të
kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren e tij, Fiorenza.

Edhe Fiorenza nuk është pak e njohur nga publiku, sepse në vitin
2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave
konkurrente.

 Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë
edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e
tyre. Madje është zbuluar se vogëlushi do të çojë unazat e dy prindërve në altar
gjatë ceremonisë së martesës.

Në dasmën e
Elseidit do të ketë 500 të ftuar, jo vetëm shqiptarë, por edhe miq të tij
italianë që e kanë mbështetur në karrierën në vendin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re