Skip to content

Databaza e pagave në rrjetet sociale, Alibeaj: Rama të dorëhiqet, skandal i përmasave të jashtëzakonshme

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve në “WhatsApp”, duke e konsideruar një skandal me përmasa të jashtëzakonshme.

Alibeaj tha se Rama ka nxjerrë në pazar pagat e 630 mijë qytetarëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, të cilin e konsideron si frymëzues të skemës së patronazhimit.

 Sipas tij, “ Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve” .

Ai shtoi se “lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale” , duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.