Ish-kryeministri britanik, David Cameron është emëruar sot (13 nëntor) Ministër i Jashtëm, pas ndryshimeve të fundit në qeveri.

Cameron mori postin e James Cleverly, ndërsa ky i fundit zuri vendin e Suella Braverman, e cila u shkarkua sot nga kryeministri Rushi Sunak.

Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës.

Pak minuta pasi u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, u raportoi largimi edhe i dy ministrave të tjerë, ai i Arsimit, Nick Gibb dhe i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re