Sekretari i Jashtëm Lord Cameron ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila ka përfunduar shumë shpejt, për shkak të agjendës së ngjeshur të tij.

Siç bën me dije Sky News, David Cameron ka shkurtuar orarin e udhëtimit të tij në Shqipëri për t’u rikthyer në Mbretëronë e Bashkuar dhe për të marrë pjesë në një takim të kabinetit që nisi në orën 16:00.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps mësohet se po vonon pjesëmarrjen ne mbledhje, për shkak të udhëtimit të tij në Lituani

Është e rëndësishme të theksohet se mbledhja e kabinetit të kësaj jave u vonua për shkak të vizitës së djeshme të kryeministrit Rishi Sunak në Vjenë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re