David De Gea ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Manchester United.

Portieri spanjoll ka pranuar të hedhë firmën mbi kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023, me opsionin për zgjatjen edhe me një tjetër sezon.

“Tani e ardhmja ime është vendosur. Dua të ndihmoj këtë skuadër të arrijë fitore të tjera.

Dua të jem si një guidë për të rinjtë që do të vijnë, për t’i bërë të kuptojnë se ku kanë mbërritur”, deklaroi De Gea, i cili bëhet portieri më i paguar në botë.

Mediat angleze shkruajnë se me kontratën e re, portieri do të përfitojë 14-15 milionë euro në sezon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re