Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e thirrur nga Gazment Bardhi dhe ku të pranishëm ishte Sali Berisha dhe përkrahësit e tij.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur diskutimet në Grup, ku deputetët demokrat kanë hedhur dhe idenë e krijimit të një Partie të re, duke e quajtur Partia Demokratike e Rithemeluar.

Në këtë mbledhje deputeti Dashnor Sula ka thënë se PD sipas vendimit të Gjykatës i takon Lulzim Bashës dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje që në votimet e ardhshme mos shkohet me të njëjtin rezultat.

“De jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakice, ndërkohe qe ne vete duhet te kthehemi ne një parti de juro, qe te njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër qe ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicën e anëtarësisë, kemi shumicën ne Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botes, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar. Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratet”, mësohet të jetë shprehur Sula.

Ndërkohë që Sali Berisha ka thënë se ndaj demokratëve është bërë një padrejtësi dhe se kërkohet që zgjidhja të realizohet për të rimarrë Partinë Demokratike. Sipas Berishës është e lehtë të gjendet një emër dhe një logo e re, por sipas tij duhet të mbrohet opozitarizmi, pasi çdo gjë po vendoset siç do Edi Rama.

“Nuk është vështire te gjejmë emër apo te bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lenë padrejtësi pa bere ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk të le.  Çfarë kërkon? Të zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për te mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat”, mësohet të jetë shprehur Berisha.

Zbardhen debatet pa media në Grupin e deputetëve të opozitës

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here ne takime te Grupit Parlamentar, por tashme ka ardhur koha te flasim për zgjidhje politike te Partisë Demokratike, ne mënyre qe te jemi gati për zgjedhjet e 2025-es. Edi Ramës i intereson te jete kjo situate ne PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund te qëndrojmë kështu, pasi do te përsërisim veten, si ne 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do te vazhdojmë te presim gjykatën, mund te ndodhe, siç ndodhi, qe u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën.

Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakice, ndërkohe qe ne vete duhet te kthehemi ne një parti de juro, qe te njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj.

De facto patjetër qe ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicën e anëtarësisë, kemi shumicën ne Grupin Parlamentar.

Unë propozoj, se nuk është fundi i botes, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar. Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratet.

Sali Berisha: Nuk është vështire te gjejmë emër apo te bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lenë padrejtësi pa bere ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk të le.  Çfarë kërkon? Të zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për ëe mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat.

VIJON….

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re