Kandidati për kryetar partie në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli është përplasur me aktivisten nga Neë Yorku, Evi Kokalari.

Fatbardh Kadilli: Grupi ‘Për PD-në’ në 90%të investimit të tyre ëhstë marrë vetëm me Bashën dhe s‘është marrë kurrë me Ramën.

Evi Kokalari: Inteligjenën time ti po e ofendon dhe po e ofendon dhe inteligjencën e shumë shqiptarëve që e kuptojnë shumë mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ka një arsye që ata e kanë luftuar Bashën në 2017-ën

Fatbardh Kadilli: Në momentin që ne jemi në një përballje me kundërshtarin,pavarësisht vullnetit tim, nëse më pëlqen apo jo kryetari i partisë, unë jam i detyruar të shërbej për fitoren e partisë.

Evi Kokalari: Jo, nuk je i detyruar, fare. E vetmja detyrë që ti ke është të jesh i moralshëm. Ne na duhen individë që shkojnë vetëm në bazë të moraleve dhe të principeve. Dmth ti je gabim, ti shkon nga fryn era…

Fatbardh Kadilli: Të lutem mati pak fjalët, se ke përdorur disa herë gjëra që nuk më pëlqejnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re