Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, janë përshirë në një debat në emisionin “Open”.

Ndërsa po diskutohej për mënyrën se si sistemi shëndetësorë po trajton epideminë në vend, Koduzi i tha Bratajt, se ai nuk e njihte sistemin në vend.

Sipas Koduzit, është mjeku i familjes që duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Brataj u përgjigj se ata “nuk janë skllevër”.

Pas kësaj, Koduzi u shpreh se “I gjithë mashtrimi është i Ministrisë që thotë se pacientët monitorohen nga mjeku i familjes 24 orë”

 

Debati

Koduzi: Nuk e njihni sistemin.

Brataj. Nuk e njihni ju!

Koduzi: Unë në sistem kam kaluar jetën, si nuk e njoh unë.

Brataj: Si do ta kapësh sistemin?

Koduzi: Mjekun e numrit të familjes e kanë të gjithë, janë 24 orë në shërbim.

Brataj: Nuk janë 24 orë, nuk janë skllevër.

Koduzi: I gjithë mashtrimi është i Ministrisë që thotë se, pacientët monitorohen nga mjeku i familjes.

Brataj: Sigurisht që monitorohen.

Koduzi: Në mars kaluat në “blackout”, nuk iu përgjigjeshit njerëzve.

Brataj: E keni me të dëgjuar, të hedhësh baltë mbi një sistem…

Koduzi: Ju kanë veshur një kostum që nuk e mbani dot.

Brataj: E mbaj më së miri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re