Juristja Enida Bozheku dhe socialisti Etjen Xhafaj, të ftuan në emisionin Quo Vadis, debatuan ashpër lidhur me gjendjen ekonomike të vendit dhe kryesisht politikat e qeverisë për pensionistët ‘përballë’ inflacionit.

Sipas juristes, shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për pensionistët, mendim i cili u kundërshtua nga deputeti socialist.

Pjesë nga debati:

Bozheku: Mos harroni që Shqipëria nuk ka më fuqi punëtore brenda vendit, për të paguar në afatgjatë pensionet as tëndin as timin, meqë jemi brez i ri, kështu që qeveria ta mendoj edhe më afatgjatë.

Xhafaj: Nga se niseni?

Bozheku: Nisem nga faktorët e emigracionit, nisem nga rritja e moshës 38.8 vjecc është mosa mesatare e shqiptarit, para 10 vitesh ishte 34, kjo është një rritje maksimale në 10 vjet.

Xhafaj: Problemi në skemën e pensioneve është se nuk janë paguar as 20% i asaj që duhej paguar për 20 vjet, sepse janë falur pensione për arsye elektorale ku të mundej

Bozheku: Keni 10 vjet në qeveri, keni 700 mijë pensionistë, me çfarë do hanë me këtë inflacion?

Xhafaj: Por jeni në studio, nuk ka nevojë të bërtasësh.

Bozheku: Të dëgjuam, por realisht ka një pikë që është e patolerueshme që të tallen pensionistët. Janë 700 mijë pensionistë, boll u tallët me ta!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re