Të premten e sotme në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizon Plus u fol për partitë e reja, si “hemorragji ” e PD-së. Gjatë debatit ka patur një përplasje midis Ergys Mërtirit, Arben Skënderit dhe Myslim Murrizit.

Ergys Mërtiri: Kur nga një fuqi e vogël kërkon të ndryshosh gjithë kombin, ndërkohë që ti ske potenciale sepse s’ke gjithë shqiptarët pas vetes. Unë nuk shoh asnjë program, as një element konkret se si do ta bësh ti këtë. Po ti shohësh të dy partitë, janë krijuar pak muaj para zgjedhjeve. Nuk mundesh tit ë lëshosh një aksion politik mpër të ndryshuar gjithë kombin. Zonja Topalli dhe z.Patozi thotë do mundim PD, LSI, PS, tre partitë e mëdha. Edhe Bindja Demokratike u krijua me emergjencë dhe u fut në zgjedhje më herët.

Skënderi: Nuk je në analizë!

Mërtiri: Ndërkpohë që futesh dhe thua do ndryshoj gjithë Shqipërinë, futesh dhe ekrijon partinë 6 muaj para zgjedhjeve, ti s’je serioz se pot ë sihte kështu, do ta kishe bërë atë programin tënd 4 vjet para, do ta kishe përgatit tani.

Murrizi: Kush mendon ti se mund ta ndryshojë Shqipërinë? Këta që e kanë masakruar 30 vite?Kjo është kauza dhe ky është boshti i programit tim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re