Lek i ri apo lek i vjetër? Ky është togfjalëshi që bën konfuz shqiptarët prej më shumë se 55 vitesh.

Sipas një vrojtimi të bankës së Shqipërisë 54% e shqiptarëve flasin me lekë të vjetra, jo vetëm në familje por edhe në shumë njësi shërbimi, duke u kthyer shpesh në burim keqkuptimi.

Situatat apo ambientet në të cilat të anketuarit shprehen se flasin rëndom, në mbi 80% të rasteve, me “lek të vjetër”, janë kryesisht ambientet joformale apo familjare: dyqanet e vogla apo tregjet e fruta/perimeve; bisedat me familjarë, miq dhe kolegë; të ndjekur nga mjetet e transportit publik. Nga ana tjetër, të dhënat dëshmojnë se komunikimi i gabuar i vlerës së lekut ndodh shumë më rrallë në institucione financiare (banka, jobanka etj.) me vetëm 28.1%, apo në zyra të administratës publike (39.4%), megjithëse mund të pritej që këto shifra të ishin edhe më të ulëta.-u shpreh guvernatori Sejko.

Përdorimi I terminologjisë së gabuar të lekut e bën Shqipërinë si vendi i vetëm që ka këtë shkallë përdorimi dhe të zgjatur në kohë. Por ka edhe një efekt psikologjik të kësaj situate

Zanafilla e këtij fenomeni nis në vitin 1965 kur u bë reforma monetare, ku u zëvendësua kartëmonedha në raportin 10 me 1. Që nga ajo kohë e deri më sot shqiptarë ë vijojnë të keqkuptohen me terminologjinë lek i ri apo lek i vjetër.

Vlerën monetare në “lek të vjetër” e komunikojnë më shpesh: (i) meshkujt; (ii) personat e moshuar; (iii) individët me nivel më të ulët arsimor; (iv) individët joaktivë në tregun e punës; si dhe (v) ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare. Pikërisht këto grupe të identifikuara nga vrojtimi do të përbëjnë edhe fokusin e projekteve ndërgjegjësuese të fushatës për eliminimin e përdorimit të terminologjisë së gabuar “Lek i ri/Lek i vjetër”

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të shmangur këto keqkuptime, pasi nuk ka lek të ri apo të vjetër, ka vetëm lek.

Ajo përfshin takime konsultuese me komunitetin e biznesit, arsimtarët, mediat etj.

Përpjekjet për këtë shmangur këtë konfuzion kanë qenë sporadike, siç është sporadike edhe shmangja e përdorimit të euros në shit-blerjet në tregun vendas, për aq kohës së monedha kombëtare e shqiptarëve është leku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re