Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate midis kreut të PD Lulzim Basha dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.

Manastirliu ka replikuar me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e shifrave të fataliteteve gjatë pandemisë.

Basha është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores duke i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re