Deputetja socialiste, Pranvera Resulaj ka bërë me dije se një familje në nevojë përfiton rreth 9 mijë lekë në muaj nga skema e mbështetjes sociale. Deklarata e saj ka shkaktuar debat në studio, teksa të ftuarit e tjerë e kanë konsideruar si të pamjaftueshme mbështetjen e shtetit për këto kategori.

 

“Janë 64 familje që suportohen me ndihmë ekonomike dhe marrin diku tek 9 mijë lekë. Të flasim për të gjitha kategoritë e familjeve që përfitojnë”, tha ajo. “Të gjitha çiftet në administratë, në Policinë e Shtetit, në strukturat në Mjekësi e Shëndetësi, që duan të krijojnë familje përfitojnë [kredi të buta]”, thekson ajo.

 

Nga ana tjetër, ish-deputetja, Kejdi Mehmeti deklaroi se të rinjtë po largohen në masë, nga mungesa e politikave mbështetëse për ta. Ajo theksoi se është pikërisht largimi i shqiptarëve që sjell edhe rastet e mungesës së profesionalizmit në institucione arsimore e jo vetëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re