Analisti Dritan Hila debatoi sot me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Te ftuar në emisionin “Log.” në News 24 Hila dhe Noka debatuan lidhur me fushatën që PD bëri në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 11 Majit, ku PD siguroi vetëm 4 mandate.
Lidhur me këtë Hila tha se PD humbi në këtë qark për shkak të menaxhimit jo të mirë të fushatës dhe listave të PD-së.
Sipas tij Gazment Bardhi nuk mund të bënte fushatë në Fier, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e Fierit.
Noka nga ana e tij tha se Bardhi është një nga figurat kryesore të PD. Por Hila e kundërshtoi duke thënë se Bardhi është zero si figurë politike.
Pjesë nga debati
Dritan Hila: Ka një problem të madh në narracionin e PD, harron që PS është partia më e madhe dhe ato i ka marrë votat e veta. Aq më tepër dhe në këto zgjedhje PS ka marrë votat e veta, nuk është se ka pasur shtim votash. Ka një rritje në përqindje dhe kjo rritje ka ardhur edhe për shkak të votave të diasporës.
Çdo zgjedhje ka problemet e veta. Raporti i OSBE ODIHR organizohet në përgjithësi në bazë të thënieve të njerëzve që janë në terren të partive dhe aty janë dhe të përfshira thënie të eksponentëve të PD kryesisht. A ka të vërteta në ato? Unë nuk kam qenë në çdo..nuk i kam të detajuara informacionet por di të them që kanë një gropë kaq të madhe midis votave të tyre dhe votave kundër tyre, nuk po them votave të PS, por janë 1 mln vota kundër tyre. Janë votat e PS të kundërshtarëve të opozitës së re që janë vështirë të shpjegueshme vetëm me pretendimet që ka PD.
Duhet të kthejnë thikën edhe nga vetja. Dhe PD nuk ka bërë pak gafa. Po ti kur çon Gaz Bardhin të bëjë fushatë në Fier që ai s’ka lidhje fare me Fierin dhe fierakët i japin vetëm katër deputetë mua asgjë nuk më çudit.
Noka: Ne kemi çuar në Fier një nga personalitetet kryesore të kësaj partie që është Bardhi.
Hila: Por mbase nuk është personalitet për votuesin.
Noka: Është
Hila: Për mua nuk është, mbase është bërë për ju kohët e fundit.
Noka: Gaz Bardhi nuk mund të përballonte thasët, nuk kishte çfarë t’i bënte thasëve.
Hila: Gaz Bardhi është një ish aparçit i administratës që e promovoi Lul Basha, që pati ca kontradikta dhe juve e morët për shkak të unitetit. Bardhi është zero si figurë politike dhe ju pastaj habiteni pse ndahet me katër veta.
Noka: Bardhi është një nga figurat kryesore të asaj partie politike. Po mundohesh të relativizosh bandat…Tani mund të më thuash ti, Zegjineja mbështetjen e kujt ka pas?
Hila: Po varja mo Zegjinesë dhe ti.
Noka: A mund të më thuash Cenoja mbështetejne kujt ka pas.
Hila: Jam dakord Zegjinesë ka nja dy javë që i është hequr priza, por nuk ju ka mundur Zegjineja, juve ju kanë mundur listat që i keni bërë. Listat i keni pas miserabël.