Ditën e enjte, në emisionin e zonjës Eni në Top Channel, vijuan akuzat “e zjarrëta” me të cilat ky emision dhe televizion po merret prej ditësh, për Lulzim Bashën, se ai ka dëmtuar luftëtarët e UÇK-së, me punën që ka bërë në rininë e tij.

Mirëpo gjatë diskutimeve, zonja Eni, kërcënoi gazetarin Andi Bushati, se do t’i fikë mikrofonin, pasi ky i fundit po tallej dhe po e qesharakëzonte propagandën që po bëhet ndaj liderit të opozitës, duke deklaruar me ironi se Basha është tradhëtar sepse edhe flokët i mbante si “jugosllav”. Këtu zonja Eni, nuk e duroi fare batutën dhe donte të fikte mikrofonin e gazetarit.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Po, po, ja dhe flokët si jugosllav i paska mbajtur ky Basha…

Zonja Eni: Bushat…

Andi Bushati: Kjo që bën ti, është si të citojmë Palokën dhe të themi se ka të drejtë Basha.  Unë si njeri i pavarur duhet të citojë Palokën? Si njeri i pavarur t’i citove Majkon për të mbështetur Ramën.

Dyrnjaja: Nuk jam aq miop sa të krahasoj Majkon me Palokën.

Bushati: Kush është kriteri i të vërtëtës? Ja që i ka prerë flokët si jugosllav?

Bolino: Basha ishte përgjegjës operativ i gjykatës. Konfirmon ato që kam dëshmuar unë, që Basha ishte në Kukës.

Bushati: Cfarë date?

Bolino: Ka shkruar në kurrikulën e vet. Ai ka qenë në Kukës…

Vasili: Do të ul mikrofonin [i drejtohet Bushatit].

Bushati: Na e ul mikrofonin, edhe kjo të ka ngelur ty, është në nderin tënd të ulësh mikrofonin. Thuaj ta ulin mikrofonin! Ule mikrofonin!  Do e marrim me të qeshur këtë apo me kërcënime?

Vasili: Unë kam një emision që duhet ta mbyll tani.

Bushati: U tërhoqe nga kjo e mikrofonit.

Vasili: Lëri këto budallëqe tani.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re