A do të shkojë Edi Rama për të dëshmuar në Komisionin Hetimor?

Fatos Klosi: Në rastin e Ramës është vullneti i tij çfarë qëndrimi do mbajë. Nuk besoj se kryeministri do ta shkelë ligjin nëse do ja kërkojë ligji patjetër ai do të shkojë. Për mua nuk qëndrojnë pretendimet e PD. Pas 3 muajve Komisioni është politik dhe të dy palët kanë konflikt interesi në fund vendimi merret në Parlament, nëse PD do të kërkojnë “qiqra në hell”, nuk do të pranohen sepse këto që thotë PD nuk janë prova të mbështetur në fakte.

Ndërhyn avokati Ledio Braho: Mund të flasë zoti Toni Gogu në këtë mënyrë që është nënkryetar i socialistëve në Komisionin Hetimor, por jo ti që je qytetar. Bëhet fjalë për 910 mijë shtetas që janë patronazhuar. Po ngrihen hetime nga Prokuroria.

Klosi: Jooo, e ke gabim! Prokuroria të nisë hetimet sa të duan, unë nuk i ndaloj si qytetar them që atë të bëjnë detyrën e tyre. Por unë jap mendimin tim dhe akuzat e PD nuk ka prova për ato të gjitha pretendimet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re