Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re






Projektligji i ri i maxhorancës për konfiskimin e pronave me VKM ka shkaktuar debat në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë.

Gjatë debatit, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka mori rastin e shembjes së “Prestige Resort” duke theksuar se nëse ka qenë pa leje duhet të konfiskohej por jo të prishej.

“Dua të di kur mendohet që të konfiskohet dhe kur prishet ju thatë që kur nuk ka mundësi prishje atëherë konfiskohet nuk duhet të ketë dhe raste të tilla të përshkruara në ligj kur një ndërtim është luksoz mund të përdoret për nevojat e bashkisë apo të tjerëve të konfiskohet dhe mos të prishet.P.sh ne patëm rastin e Prestige Resort  gjithë ai hotel i cili mund të konfiskohet nuk po them nëse ka qenë pa leje OK por jo të prishet gjithë ai hotel. Këto ndoshta duhen përshtatur në ligj”, tha Duka.

Zv. sekretarja e përgjithshme e këshillit të ministrave Elira Kokona tha se shembja e “Prestige Resort” u bë për arsyen e ndërtimit të shëtitores në atë vijë bregdetare.

“Në rastin konkret ka ardhur për faktin sepse njëri objekt ishte në buzë të detit dhe binte ndesh me planet publike dhe binte ndesh me kalimin e një shëtitore e cila ishte e parashikuar në breg të detit dhe duke qenë se ky objekt ishte më pranë detit teknikisht ekspertët thanë që ky objekt prishet. NQS objektet e tjera do të ishin të mundshme për tu prishur do ishte institucioni teknik që do ta thoshte një gjë të tillë”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re